Sot Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj 11 personave, 10 prej të cilëve janë zyrtarë komunalë dhe një gjeodet.
Të njëjtit akuzohen për 23 vepra penale, e 21 nga to janë vepra për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dy prej tyre për konflikt të interesit.
Prokurorja e rastit, Lumturie Vuçetaj mes të tjerash, tha sot se ekzistojnë dyshime se ka pasur ushtrim ndikimi.
Në konferencë për media, Vuçetaj deklaroi se Prokuroria e Pejës ka dyshime se kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri ka ushtruar ndikim andaj do të njoftojnë Prokurorinë Speciale në lidhje me rastin.
“Kemi dyshime se kryetari i Komunës ka ushtuar ndikim dhe do t’i drejtohemi Prokurorisë Speciale për ta njoftuar” deklaroi prokurorja Vuçetaj .