Prokuroria Speciale për një vit asnjë aktakuzë korrupsioni të profilit të lartë

Nga korriku i vitit 2018, kur ish-prokurori special, Elez Blakaj, ka dorëzuar aktakuzën për” veteranët” tek ish-kryeprokurori Reshat Millaku, nuk ka pasur njoftim për ngritjen të asnjë aktakuze tjetër të korrupsionit të profilit të lartë, shkruan sot Koha Ditore.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

Prej atëherë kanë kaluar 344 ditë. Të vetmet njoftime të Prokurorisë Speciale, që ua ka dërguar medieve, janë për aktakuza që kanë të bëjnë me krime lufte, mashtrim e organizim të skemave piramidale, porse të akuzuarit nuk i takojnë profilit të lartë.

Gazeta ka kërkuar qe pesë ditë përgjigje nga Prokuroria Speciale për numrin e aktakuzave të korrupsionit të profilit të lartë të ngritura vitin e fundit, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Për dallim nga ky vit, vitin e kaluar ka pasur disa aktakuza të ngritura për korrupsion të profilit të lartë. “Veteranët”, “Pronto”; “Sekseri” janë vetëm tri nga aktakuzat që ishin ngritur një vit më parë e që kanë përfunduar deri tash procedimin në gjykatë ose janë në trajtim e sipër.