Prokuroria Speciale nis hetimet për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka konfirmuar nisjen e hetimeve për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Prokurori Isufaj tha se hetimet kanë filluar, teksa shtoi për Express se “nuk mund të thotë asgjë më shumë rreth rastit”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot në një konferencë për media njoftoi për zhdukjen e mostrave të ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën e jashtëzakonshme të thirrur për media tha se mostrat e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.