Prokuroria Themelore në Pejë ka paralajmëruar se nesër do të ngritë aktakuzë ndaj dhjetëra zyrtarëve komunalë të dyshuar për kryerjen e mbi 20 veprave penale nga kapitulli kundër korrupsionit, raporton IndeksOnline.
Lajmi është bërë i ditur pasi ky institucion ka ftuar mediat në një konferencë për nesër në orën 12 e 15 minuta.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi nuk ka dhënë më shumë informacion në lidhje me rastin duke thënë se nesër do të zbardhen të gjitha detajet.