Në dosjen e prokurorisë me audio dhe video dëshmohet se fermerët janë detyruar të japin deri në 30 mijë euro për të përfituar subvencione nga Ministria e Bujqësisë.
Nëntë prej njëmbëdhjetë të dyshuarve për manipulimin me subvencione do të qëndrojnë në paraburgim. Ndërsa, dy të tjerët në arrest shtëpiak.
Në kërkesën e prokurorisë, ka prova të qarta se fermerëve iu kërkohej ryshfet për të marrë subvencione nga Ministria e Bujqësisë, pa plotësuar kriteret. Ndërsa, ata që plotësonin kriteret refuzoheshin.
Në një material të siguruar nga RTK, të dyshuarit bënin plane që ta vazhdonin për të përfituar edhe në vitin 2021, në shumën prej 25 mijë euro për secilin aplikues