Prokuroria ia jep nesër familjes Dehari raportin e ardhur nga Zvicra

Prokuroria nesër do t’ia dorëzojë familjes Dehari raportin rreth vdekjes së Astrit Deharit, që është përgatitur nga një institut i mjekësisë ligjore në Zvicër.

Familja e aktivisitit të Vetëvendosjes,  Astrit Dehari, që vdiq në qendrën e paraburgimit në Prizren tri vjet më parë, do të marrë nesër raportin që ka ardhur ditë më parë ka ardhur nga Instituti i Mjeësisë Ligjore i Lozanës.

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se Prokuroria do t’ua dorëzojë raportin të enjten në orën 10:00.

“Nesër më 24.10.2019 në orën 10.00h në Prokurorinë Themelore në Prizren do marrim raportin e Institutit Zvceran të Mjekësis ligjore. Unë do te jem aty së bashku me Prindet e Astrit Deharit”, ka shkruar Gashi, transmeton Gazeta Express.

Familja Dehari janë ankuar së fundmi sepse prokuroria nuk pranoi t’ia dorëzojë raportin e ardhur nga Zvicra pa e përkthyer në shqip.

Prindërit e Astrit Deharit kishin kërkuar që një institut i mjekësisë ligjore në shtetin e Zvicrës të nxjerrë raport mbi rrethanat e vdekjes së djalit të tyre, pasi nuk u besonin institucioneve në Kosovë.

Nga raportet e mjekësisë ligjore në Kosovë është thënë se Astrit Dehari ka kryer vetëvrasje, ndërsa familjarët, avokati i tij dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk i besojnë kësaj.