Prokuroria autorizon policinë ta hetojë vdekjen e pacientit në QKUK

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar policinë e Kosovës, që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me rastin ku një pacient vdiq në QKUK, pas një operacioni në zemër.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme, me qellim te sqarimit të kësaj çështjeje dhe eventualisht ne rast te paraqitjes se elementeve të ndonjë vepre penale, do te veprohet tutje me këtë rast”, ka thënë Ulaj.

Një pacient ka vdekur në Klinikën e Kardiokirurgjigjisë, ndonëse mjeku, Kushtrim Shala, operacionin e kishte cilësuar si të suksesshëm.

Pas kësaj, ka pasur reagime të shumta, e njëri ndër këto reagime ishte edhe ai i ushtruesit të detyrës së drejtorit të Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, i cili e cilësoi si jokompetent mjekun që kreu intervenimin.