Të nderuar qytetarë, komuna e Klinës ka planifikuar projektin “RREGULLIMI I RRUGËS ‘YMER BERISHA’ DHE SHËTITORES NË QYTET”.
Ky projekt përfshin rinovimin e rrugës me shtresë të dytë të asfaltit, zgjerimin e pjesëve të trotuarit në të dyja anët, vendndalime të shpejta për automjete, pjesë me gjelbërim të ulët, të mesëm dhe të lartë, vende për ulje në afërsi të gjelbërimit, ndriçim dhe instalime nëntokësore në të dyja anët, si dhe shporta me klasifikim për mbeturina.
Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, ju pret për çdo sqarim shtesë, sugjerim, kërkesë apo propozim për ndryshime në projekt, në zyrën e inxhinierëve në katin II apo në numrin kontaktues +383 46 386 042 deri të premten, datë 11 gusht.
Ju mirëpresim!