Në Klinë ka filluar projektimi i rinovimit të varrezave të dëshmorëve në kompleksin memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë në vlerë 400 mijë euro.
Projekti është ende në fazën e projektimit, ndërsa pas përfundimit të procedurave të prokurimit, që udhëhiqen nga e Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale do të fillojë edhe realizimi i projektit që do të përfundojë në një periudhë dyvjeçare.
Gjendja aktuale e varrezave të dëshmorëve, martirëve e veteranëve që vdiqën pas luftës, nuk është fort e mirë, derisa u tha se ka pasur kërkesa të njëpasnjëshme për renovimin e tyre