Kryetari i Komunës Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka vizituar sot fshatin Budisalc për të parë nga afër ecurinë e punimeve në asfaltimin e rrugëve lokale, riparimin e urës në Budisalc, punimin e argjinaturave me gurë natyral në lumin “Drini i Bardhë” si dhe shtrimin e rrugëve fushore me zhavorr, projekte këto që shtrihen edhe në fshatrat Stupë dhe Rudicë.
Kryetari Elezaj në takim me banorët tha se ndjehet tejet i kënaqur për realizimin e këtyre projekteve në këto zona. Ai tha se jemi të përkushtuar në kompletimin e të gjitha projekteve të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës në kuptimin e rregullimit të infrastrukturës rurale dhe mjedisit në tokat bujqësore.
Ky projekt ka një vlerë buxhetore mbi 60 000 euro dhe financohet nga buxheti komunal.