Një aksident në trafik në rrugën ‘Bill Klinton’ i shkaktoi lëndime të rënda këmbësorit që u godit nga vetura. 63-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe si pasojë ndërroi jetë në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima është Ferhat Bejtullahu.
I ndjeri ishte profesor universitar dhe ligjërues i arkitekturës në kolegjin privat ‘UBT’.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Sipas informacioneve që posedon Sinjali, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është shoqëruar në stacion policor.