Nezir Racaj, 14.
Nezir Racaj, i lindur më 24.04.1960 në Jelloc të Klinës, Shkollën fillore e ka të përfunduar në Jashanicë, Shkollën e mesme të Mjekësisë në Prizren, ndërsa studimet në SHNM, drejtimi Biologji.
Neziri, ka titullin profesor i biologjisë nga viti 1986. Angazhimi i tij në punët që ka kryer dhe institucionet arsimore është: profesor i lëndës së biologjisë në Gjimnazin “Luigj Gurakuqi” (1985-93), Arsimtar i biologjisë në Shkollën fillore “Ismet Rraci” në Klinë (2001-2004), Drejtor-Menaxher i SHFMU “Zgjimi” në Gremnik (2005-2013), aktualisht arsimtar i biologjisë në Shkollën fillore “Ismet Rraci” në Klinë.
Angazhimi politik: Ish-anëtar i kryesisë së LDK-së në nëndegën e qytetit të Klinës (2001-2005), Ish-anëtar i kryesisë së LDD-së (2005-2009), ku që nga ky vit nuk ka qenë më pjesë e asnjë partie politike, por që ka përkrahur ndryshimet pozitive si qytetar i thjeshtë i Republikës.
Qëllimi i angazhimit është që të bëjë ngritjen e çështjeve të arsimit, meqenëse vjen nga kjo fushë, por edhe për çështje të tjera ku mund të kontribuojë për banorët e Klinës, pa dallim.
Neziri, në këto zgjedhje bartë numrin 14.