Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, prof. dr. Shkelqim Millaku, ka vazhduar takimet elektorale në qytetin e Mitrovicës Veriore, shkruan Gazeta Inzoom.
Millaku ka thënë se pjesa e Mitrovicës se Veriut i ka dhënë mbështetje në garën për deputet.
Ai ka falënderuar kryetarin e degës së AAK-së dhe qytetarët për pritjen e bërë dhe ka premtuar ata se do të jetë zëri i tyre në parlament.
Postimi i tij:
“Të dashur miq,
Pjesa e Mitrovicës se veriut na tha po mbështetjes sime për deputet.
Aty gjeta një pritje shumë të ngrohtë nga banorët e asaj pjese dhe nga kryetari i AAK-së në pjesën veriore z. Gëzim Alushi. Gjatë bisedës u njoftova me brengat dhe nevojat që ata kishin. Faleminderit të gjithë juve për pritjen dhe respektin që më dhatë sot. Ju garantoj se do të jam zëri i juaj në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
I juaji
Shkelqimi”
Shkqlim Millaku është djali i dëshmorit të kombit, Hazir Millakut. Ai është profesor universitar dhe ka ligjëruar edhe në universitete të njohura botërore. Në këto zgjedhje garon për deputet në listën zgjedhore të AAK-së dhe ka numrin 54.