Prof. Dr. Lulzim Dragidella falenderon qytetarët, uron kandidatët që shkuan në balotazh

FALEMINDERIT KLINAS!❤️

Falënderoj secilin votues të Lëvizjes në Klinë për votën dhe besimin e dhënë ndaj nesh, si dhe të gjithë qytetarët tanë për procesin e mirë që ishte shembull për demokracinë lokale.

Falënderoj secilin aktivist të Lëvizjes, vullnetar e bashkëpunëtor për angazhimin që e zhvilluan gjatë kësaj kohe, si dhe falënderoj secilin individ e secilën familje me të cilët u takuam e bashkëbiseduam gjatë fushatës.

Ne tani do të reflektojmë dhe përmes vetëkritikës do t’i shikojmë ngecjet që patëm, pas këtij rezultati të padëshirueshëm për ne.

Ndërsa, kundërkandidatët z. Zenun Elezaj, z. Esat Raci dhe z. Besim Hoti, i falënderoj për garën fer dhe të drejtë, ku me këtë rast i uroj fitoren kryetarit aktual të Komunës sonë, z. Elezaj.

Faleminderit e mirupafshim në aktivitete të tjera!