Prof. dr. Fadil Millaku u takua sot me veteranët e luftës: Sot, PDK ka fituar moralisht!

Prof. Dr.Fadil Millaku, kandidat për deputet me numrin 57 në listën e PDK- së, po vazhdon të merr mbështetje gjithandej vendit.

Millaku në çdo tubim po takohet me qytetarë, derisa sot besimin e mori edhe veteranët e luftës.

Ky është njoftimi i Millakut:

Sot, takimi me veteranët, na rikujton forcën dhe sakrificën që kanë bërë ata për atdhenë.

Sot, PDK ka fituar moralisht. Më 9 shkurt, do të fitoj besimin e popullit për të ndërtuar një Kosovë më të drejtë dhe të zhvilluar për të gjithë!

Kosova mundet ma mirë!

#fadilmillaku57
#mamire