Prof. Dr. Fadil Millaku: Skender Rexhepi dha jetën për të mbrojtur idealet e lirisë dhe pavarësisë

Prof. Dr. Fadil Millaku, i cili mban numrin 57 në listën e kandidatëve për deputet në listën e PDK-së, po vazhdon të jetë aktiv me fushatën dhe takimet e tij me qytetarë.
Ai përmes një postimi në rrjetin social FB, ka përkujtuar heroin Skender Rexhepi në përvjetorin e rënies, duke ngritur lartë sakrificën e tij sublime për lirinë.

“Me nder dhe krenari, përkujtuam heroin Skender Rexhepi në përvjetorin e tij të rënies, duke nderuar sakrificën e tij sublime për lirinë dhe shtetin e Kosovës. Në homazhe, së bashku me fëmijët e dëshmorit, familjen dhe bashkëluftëtarët, kujtuam trimërinë dhe përkushtimin e tij të pashoq për atdheun.

Skender Rexhepi dha jetën për të mbrojtur idealet e lirisë dhe pavarësisë, duke mbetur një shembull frymëzimi për brezat që vijnë.
Lavdi dhe përjetësi emrit dhe veprës së tij heroike!”, shkruan Millaku.