Prodhimi i arit në Turqi theu rekord në vitin 2019 duke arritur nivelin e tij më të lartë në historinë e Turqisë, bëri të ditur sot Shoqata Turke e Minatorëve të Arit (AMD), raporton Anadolu Agency (AA).
Turqia me prodhimin e arit filloi në vitin 2001 kur prodhimi ishte 1.4 ton. Ky nivel u ngjit në mënyrë të qëndrueshme për të arritur një rekord të lartë prej 33.5 ton në vitin 2013 kur 7.500 njerëz ishin të punësuar në sektorin e prodhimit të arit në vend.
Prodhimi i arit në Turqi ra nga në periudhën 2014 -2017, por u ngjit në 27.1 ton në vitin 2018 dhe u rrit me rreth 40 për qind nga ky vit duke arritur në 38 ton në vitin 2019, sipas të dhënave të AMD.
“Këtë vit, prodhimi i arit vlerësohet të rritet mbi 45 ton për të arritur një rekord të ri të nivelit të lartë”, tha kryetari i AMD, Hasan Yucel në një deklaratë.
“Ekzistojnë rezerva potenciale prej 6.500 ton”
Yucel tha se Turqia prodhoi një total prej 338 ton ar midis viteve 2001-2019, por bazuar në studimet shkencore, ekzistojnë rezerva potenciale prej 6.500 ton, nga të cilat deri më tani janë nxjerrë 1,100 ton.
Ndërsa në sektorin prodhues të arit në Turqi sot janë punësuar rreth 10,000 njerëz, sipas Yucel, prodhimi vendas i arit gjithashtu mund të japë një kontribut më të madh në ekonomi duke ulur deficitin e llogarisë rrjedhëse.
“Importimi i 140-160 tonë ar çdo vit krijon një deficit prej 7-8 miliardë dollarë. Turqia mund të fshijë me lehtësi 60 për qind të kësaj në vitet e ardhshme, sepse ajo ka potencialin, teknologjinë dhe njohuritë”, shpjegoi ai.
Yucel potencoi se Turqia është një nga vendet më të mira në botë përsa i përket blerjeve të arit për frymë.
Importet e arit të Turqisë ishin në 202 tonë në vitin 2018, sipas të dhënave të AMD.