Në Gjermani, do të nisin sot takimet në kuadër të “Procesit të Berlinit”.
Në këtë ngjarje, në kuadër të së cilës Kosova pret të nënshkruhen tri marrëveshje, do të marrë pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti.
Në organizim nuk do të marrë pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ngjarja nis në ora 09:15, ku kancelari gjerman, Olaf Scholz do të mbajë një fjalim para liderëve.
Në kuadër të këtij procesi, nga ekzekutivi kosovar kanë thënë se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për nënshkrimin e ujdive për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar për KosovaPress se pas hyrjes në fuqi të këtyre marrëveshjeve, fillon edhe konkretisht zbatimi i tregut të përbashkët rajonal, i cili do të bëjë heqjen graduale të kufizimeve dhe barrierave mes mbi 17 milionë banorëve të Ballkanit Perëndimor.
Dinamizmin e Procesit të Berlinit e mbështesin edhe opozita dhe shoqëria civile në Kosovë