Prezantimi i rremë si zyrtar policor ose mbajtja pa autorizim e shenjave të personit zyrtar përbën vepër penale. Një rast i ngjashëm, i shfaqjes në rrjete sociale me uniformë të Policisë së Kosovës, duke deklaruar rrejshëm se është bërë pjesë e këtij institucioni ka ndodhur së fundmi në Prizren.
Një person me emrin Ajrim Muja, i cili sipas llogarisë së tij në Facebook është nga Zhuri, por jeton në Budapest, ka publikuar dy fotografi ku shihet me një xhaketë të Policisë, brenda një lokali.
Në mbishkrimin e këtij postimi, ai ka shkruar “Perhajr na koft puna re.! Vetem perpara.”, ku ka marrë shumë urime gjoja për këtë ‘arritje’ të tij për ‘punësim’ në nënstacionin policor të Zhurit.