Pritjet për të hyrë nga pika kufitare në Merdarë ende po zgjasin deri në dy orë, ndërsa te Dheu i Bardhë tashmë ato shkojnë deri në 50 minuta.
Kjo kohë e paraparë për të hyrë në Merdarë, është e njëjta tash e disa orë, ndërsa te Dheu i Bardhë më parë ishte gjysmë ore, për dallim me tash që janë shtuar 20 minuta.
Kolona në Merdarë është 2 mijë metra, ndërsa ajo te Dheu i Bardhë 120 metra, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.