Frashër Brahimaj, kandidat nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), zhvilloi një takim me banorët e kësaj zone për të diskutuar sfidat aktuale dhe nevojën për një ndryshim rrënjësor në skenën politike.
“Gjatë bashkëbisedimit në Vrellë, u përqendruam te problemet e përditshme të qytetarëve dhe mundësitë konkrete për zhvillimin e shtetit nga koalicioni ‘Për Kosovën Fituese’ #137. Mbështetja juaj është themeli i ndryshimit që po vjen,” – u shpreh Brahimaj.
Statusi i plotë:
Pritje shumë e ngrohtë nga Vrella për kandidatët për deputet nga koalicioni për Kosovën Fituese.
Gjatë këtij takimi me qytetarët e Vrellës bashkëbiseduam për problemet dhe nevojën për ndryshim në skenën politike, në theks të veçantë për mundësinë e zhvillimit të shtetit nga koalicioni për Kosovën Fituese #137.
Kandidatët për deputet morën përkrahje të madhe nga banorët e Vrellës.
✅️137 Për Kosovën Fituese
✅️1 Ramush Haradinaj
✅️8 Bekë Berisha
✅37 Ukë Blakaj ️
✅️87 Gentiana Gashi Pepaj
✅️108 Prof. Ang. Dr. Frashër Brahimaj