Numri i rasteve të rritura me COVID-19 në Kosovë, ka bërë që të krijohet kaos në sistemin shëndetësor. Jo vetëm në QKUK, por edhe në Spitale Rajonale, gjendja është bërë e rëndë.
Madje dje (e hënë), Indeksonline ka publikuar disa fotografi, ku shiheheshin pacientë të dyshuar e të infektuar me COVID duke pritur në korridore të QKMF-së, të cilët kërkon trajtim shëndetësor.
E, për Indeksonline, Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci ka dhënë sqarime rreth kësaj tollovie dhe pritjeje që u krijua.
“Faktikisht, para pritjes është keqësuar gjendja e qytetarëve që kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe për shkak të pamundësisë së ofrimit të një shërbimi, për shkak numrit të madh në Spitalin e Përgjithshëm, pacientët nga mosdija janë drejtuar në në Qendrën Kryesore Familjare për të marrë këtë terapi të ordinuar nga spitali. Për shkak se terapitë e ordinuara nga spitali nuk lejohen të ipen shëndetin primar, në këtë rast është kriju konfuzion, por me ndërhyrje është dasht që këtyre pacientëve të iu kryhet shërbimi dhe për shkak numrit të madh të tyre, s’ka pasur hapësirë në dhoma e ndara në QKMF dhe për shkak të urgjencës është dashur të presin në hapësira e në korridore, pasi që zgjatja e kësaj terapie është 10-15 minuta”, thotë ai.
Loci shton tutje se pas kësaj, kanë bërë një marrëveshje mirëkuptimi me drejtorin ekzekutiv të spitalit për të pranuar aplikimin e terapisë për pacientë ambulatorë dhe nga sot kanë vendos një objekt të QKMF-së në Lagjen Fidanishte, një aneks të këtij objekti i cili do të merret vetëm me terapitë për pacientë me COVID dhe atyre të dyshuarve.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë, i ka vendosur tri reparte në dispozicion për COVID-19 dhe janë të mbushura me afro 80 pacientë të shtrirë, 17 nga ta janë me oksigjeno – terapi në gjendje me të rëndë. Problem ka qenë tjetër ka qenë edhe numri i madh i pacientëve ambulatorë që kanë marrë terapi gjatë ditës, por gjatë ditës së sotme në QKMF dukshëm do të lehtësohet situata dhe pacientët do të marrin tretman në kushte jashtëzakonisht të mira”.
Sipas Drejtorit të Shendëtsisë në këtë komunë është një nga përfituesit kryesorë të donacionit prëj 30 ventilatorëve të BE-së për ShSKUK-në, është edhe Spitali i Përgjithshëm në Pejë.
E, sa i përket asaj se sa po respektohen masat anti-COVID në këtë komunë, Loci thotë se nëse do të zbatoheshin të njëjtat, s’do të kishte numër kaq të madh.
“Nëse do të respektoheshin në masë të konsiderueshme masat, atëherë s’do të kishim numër kaq të lartë, kjo nënkupton se masat s’po zbatohen në përpikëri dhe kjo ka ndikuar në rritjen e rasteve të reja me COVID-19. Inspektorati po vazhdon punën e rregullt me zbatim të udhëzimeve që i merr nga ana e ministrisë, por duhet theksuar edhe ka mungesë në inspektorë, pasi që ka të prekur me koronavirus”.
Sipas tij nga 2 inspektorë janë të infektuar, derisa numri i tyre në total në Komunën e Pejës, janë gjithsej 24 inspektorë./