Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për seancën e radhës plenare.
Në seancën e së enjtes pritet të shqyrtohet edhe ndalimi i përdorimit të pijeve energjike për personat e moshës nën 18 vjeç.
“Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-312 për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat e moshës nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç”, thotë pika 14 e rendit të ditës.