Një grua ka raportuar në polici se është mashtruar nga një person i panjohur, i cili dyshohet se i ka keqpërdorur llogarinë e saj bankare.
Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë.
E dëmtuara ka njoftuar në polici se dikush ia ka keqpërdorur rreth 20 mijë euro, duke kryer blerje online.
Sipas policisë, lidhur me rastin nuk është arrestuar asnjë person.
“Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e policisë.