Një burrë është ankuar në polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga gruaja, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë.
E dyshuara është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Lidhur me rastin është intervistuar e dyshuara dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti dhe e njëjta është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin e PK-së.