Prishtina i ka ndarë rrugët me trajnerin e deritanishëm, Debatik Currin. “Shkëputet kontrata me marrëveshje me kryetrajnerin, Debatik Curri
FC Prishtina falënderon kryetrajnerin e deritanishëm, Debatik Curri për kontributin e dhënë në skuadrën tonë.
Curri, me FC Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës në edicionin 2022/23, kurse skuadrës i ka prirë në 27 ndeshje zyrtare duke shënuar 11 fitore, 11 barazime dhe 5 humbje me goldallim +18, 41:23”, thuhet në njoftimin e skuadrës se famshme kosovare.