FC Prishtina do të përballet me Lincolnin mirëpo për këtë ndeshje UEFA ka kërkuar që skuadra kosovare të mos paraqitet me futbollistët që kishte udhëtuar në Gjibraltar.
href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>
Andaj, Prishtina siguroi futbollistë të tjerë nga shtatë skuadra kosovare,
FC Prishtina nga Trepça ’89 ka kërkuar edhe Arb Manajn mirëpo kjo kërkesë është refuzuar.
Këtë gjë e ka zbuluar për Gazetën Sinjali, kryetari i klubit, Abedin Zeka.
Zeka tregoi se e kanë refuzuar këtë kërkesë për shkak se Manaj pastaj nuk do të mundej të transferohej në Evropë.
Skuadra nga kryeqyteti siguroi tre futbollistë nga Trepça ’89, të cilët janë: Arbnor Muja, Ardian Muja, Lassine Traore