Prishtina i jep përkrahje të fuqishme AAK-së dhe kandidatit për deputet Arif Ahmetxhekaj

Qytetarët e Prishtinës sot treguan vendosmërinë e tyre për të përkrahur Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Me një pjesëmarrje masive, ata dëshmuan mbështetjen për programin dhe vizionin e Aleancës, duke shprehur besimin në ndryshimin që kjo forcë politike premton të sjellë dhe duke përkrahur kandidatin për deputet me numër 75 Arif Ahmetxhekaj.

“Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve të Prishtinës është dëshmi e qartë se mbështetja për Aleancën është më e fuqishme se kurrë. Ne po ecim drejt fitores më 9 shkurt,” u tha në fjalimet e përfaqësuesve të AAK-së.

Arif Ahmetxhekaj, ka shprehur falënderime për përkrahjen e qytetarëve dhe ka ripërsëritur angazhimin e tyre për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të fortë.

Fushata e AAK-së po vazhdon me takime në të gjithë vendin, me moton #PërKosovënFituese, duke synuar fitore më 9 shkurt.