Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës për sezonin 2022/2023.
Në ndeshjen finale e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, bardhekaltërit shënuan fitore ndaj skuadrës së Gjilanit, me rezultat 2-0
Pjesa e parë përfundoi pa gola, kurse Prishtina siguroi fitoren duke shënuar dy gola brenda shtatë minutave në pjesën e dytë.
Goli i parë në ndeshje u shënua nga Genc Hamiti në minutën e 67-të, kurse Mërgim Pefqeli me një supergol nga distanca, shënoi për 2-0 në minutën e 74-të.
Përkundër fitores, skuadra e Prishtinës nuk do të merr pjesë në garat evropiane, pasi nuk është lincencuat nga komisioni i UEFA-së në FFK.
Në anën tjetër Gjilani do të marrë pjesë në kualifikimet për Europa League, pasi ka përfunduar në vendin e tretë në tabelën e Superligës së Kosovës.