Sot (e premte) është në orar zhvillimi i vetëm një ndeshje në kuadër të javës së 14-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
Prishtina është nikoqire e Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të, takim që pritet të zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 13:00.
Kryeqytetasit vijnë në këtë ndeshje me një ndryshim të madh, pasi Abdulah Ibrakovic ka zëvendësuar Zekirija Ramadanit në stolin e ekipit.
Prishtina – Dukagjini 13:00
Prishtina: Halimi, B. Krasniqi, Bekteshi, Mici, Abazi, Boshnjaku, Karabeci, E. Krasniqi, Tolaj, Hoti, Kryeziu.
Dukagjini: Haxhihamza, Jashanica, Dallku, Kuçi, Basri, Syla, Shabani, Ahmeti, Mërlaku, Da Silva, Januzi.
Gjyqtarët: V. Hoxha, Z. Rrahimi, F. Jakupi, L. Jashari – VAR: Sh. Murtezi
Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë