Princ Harry dhe Meghan Markle hapin dyert e shtëpisë për të prekurit nga zjarri në Los Angeles

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre ndaj komunitetit të Kalifornisë Jugore. Zjarret e përhapura me shpejtësi në Los Anxhelos kanë përpirë çdo gjë që u ka dalë përpara duke regjistruar deri më tani 10 viktima.

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë hapur dyert e rezidencës së tyre për miqtë që janë detyruar të evakuohen për shkak të rrezikut. Çifti jeton rreth 90 milje në veri të zonës së Los Anxhelosit.

Përveç ndihmës për të dashurit e tyre, ata po punojnë gjithashtu me Fondacionin e tyre Archewell për të përcaktuar mënyrat më me ndikim për të mbështetur komunitetin gjatë kësaj krize.

Fondacioni po kërkon gjithashtu mundësi vullnetare për të ndihmuar në rimëkëmbjen e shëndetit mendor për ata që kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme dhe do të lehtësojë përpjekjet e rimëkëmbjes afatgjatë.

Harry dhe Meghan dhuruan gjithashtu ndihma si ushqime dhe veshje për familjet e prekura.

Dy zjarret më të mëdhenj që kanë përfshirë ndonjëherë Los Anxhelosin në Shtetet e Bashkuara kanë shkaktuar 10 vdekje shkatërruan të paktën 10 mijë shtëpi, ndërtesa e struktura të tjera.

Flakët kanë përfshirë edhe zonën perëndimore të Los Anxhelosit e janë më masivet e shënuara ndonjëherë atje. Numri i viktimave nga zjarret u rrit nga 7 në 10. Në një konferencë për shtyp, sherifi i Qarkut të Los Anxhelosit, Robert Luna, paralajmëroi se bilanci pritet të rëndohet.

Duket sikur një bombë atomike ka rënë në këto zona. Nuk presim lajme të mira dhe nuk po i presim me padurim ato shifra.

Gjatë një takimi me anëtarë të kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Joe Biden deklaroi se vuri në gatishmëri burime federale, si dhe miratoi fonde shtesë për të ndihmuar Kaliforninë të luftojë zjarret shkatërruese, duke i cilësuar si “zjarret më të rëndë që kanë goditur Los Anxhelosin”, raporton TAR, transmeton TopChannel.

Fondet e reja do të mbulojnë 100% të kostos për 180 ditë për heqjen e materialeve të rrezikshme, strehimin e përkohshëm, pagat e personelit të ndërhyrjes së shpejtë dhe masat për të mbrojtur jetën e banorëve të prekur nga zjarret. Ne nuk do të heqim dorë nga këto plane.

Ne presim një ndërprerje të përkohshme të erërave të forta, por në disa zona, erërat e forta ka të ngjarë të vazhdojnë edhe javën e ardhshme.