Deputetja britanike, njëherit shefja e Komisionit për Politikë të Jashtme në parlamentin britanik, Alicia Kearns po qëndron në vendin tonë.
Dje zhvilloi disa takime bilaterale, ndërsa së fundi rreth kësaj vizite është deklaruar edhe presidentja Osmani.
Osmani përmes një postimi në Facebook i ka uruar mirëseardhje deputetes Kearns, duke thënë se me aleate si ajo, Kosova është më e fortë.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
Mirë se erdhët në Kosovë, deputete Alicia Kearns!
Populli i Kosovës është përzemërsisht falënderues për punën tuaj të çdoditshme në përkrahje të Kosovës dhe afirmimin e të vërtetës.
Kosova është më e fortë me aleatë si ju!