Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në Forumin e Dohas në Katar.
Shefja e Shtetit ka postuar një fotografi nga ceremonia hapëse e Forumit ku ka shkruar se mezi pret që të takojë liderët botërorë dhe të diskutojë mbi sfidat.
“E lumtur të marr pjesë në Ceremoninë Hapëse të edicionit të 20-të të Forumit të Dohas. Në këtë kohë sfiduese për botën, dialogu, diplomacia dhe diversiteti janë më të rëndësishme se kurrë.Pres me padurim të takohem me liderët e tjerë dhe të marr pjesë në diskutimet gjatë forumit”, ka shkruar Osmani.
Pleased to attend the Opening Ceremony of the 20th edition of the @DohaForum!
At this challenging time for the world, dialogue, diplomacy and diversity is more important than ever.
I look forward to meeting fellow leaders and to taking part in discussions during the forum. pic.twitter.com/TQwzjyArQr
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 26, 2022
Osmani ka udhëtuar dje për në Katar me ftesë të Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani
Gjatë vizitës në Katar, Presidentes Osmani do t’i bashkohet edhe zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, njëherësh ministre e punëve të Jashtme, znj. Donika Gërvalla- Schëarz.
Nën sloganin “Transformimi për një epokë të re”, forumi i Dohas do të fokusohet në katër tema kyçe: aleancat gjeopolitike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, sistemi financiar dhe zhvillimi ekonomik, mbrojtja kibernetike dhe siguria ushqimore, si dhe ndryshimet klimatike dhe qëndrueshmëria.