Presidentja e pakënaqur me MASHT’in, e quan të komplikuar procesin e furnizimit me libra, kërkon metoda më efektive

Presidentja Vjosa Osmani sot ka folur për furnizimin me libra të nxënësve që nisën shkollën për këtë vit.

Ajo u pyet edhe për sigurimin e librave për vajzat e saj dhe nëse ka aplikuar për subvencionet nga Qeveria.

Natyrisht që i kemi blerë të gjitha librat sepse procesi këtë vit ka shkuar pak më ndryshe, por kemi pasë kohë të mjaftueshme t’i gjejmë ato sepse kanë qenë nga shtëpi botuese të ndryshme”, ka thënë ajo në një prononcim për Kallxo.

Ajo tha se bashkëshorti i saj ka pasë me u marrë me aplikimin.

Kur t’shkoj në shpi e pyes se sot s’na ka ra me folë se prej mëngjesit kam qenë në Rahovec”.

Osmani tha se vitin e ardhshëm duhet të gjendet një formë më efektive për marrjen e librave.

“Për shkak të vështirësive që kanë pasë familje të caktuara duhet të gjendet një mënyrë shumë më efektive që fëmijët kur të shkojnë në shkollë t’i kenë librat sikurse deri më tani me të cilat janë pajisur pra drejtpërdrejt nga shteti. Edhe tash janë pajisje nga shteti përveçse janë disa hapa deri te marrja e librave, por besoj që nga viti i ardhshëm është më mirë nëse shikohen metoda të reja shumë më efektive dhe më të lehta për familjet.