Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka caktuar 9 shkurtin 2025 datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka publikuar dekretin me mbishkrimin “Urime”.
Në këtë dekret udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ti ndërmarr gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në përputhje me këtë dekret.