Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka qenë për ngushëllime tek familja e policit të vrarë ditë më parë në Zhur të Prizrenit, Sami Thaqi,
Përmes një shkrimi në facebook, presidenti Thaçi, ka thënë se fëmijët e Samiut dhe familja e tij do ta kenë kujdesin e përhershëm të institucioneve të Kosovës.
Sami Thaqi që dha jetën teksa ishte në detyrë si polic i Kosovës, është nderuar me titullin hero nga Institucionet vendore.