Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës në burgun e Dubravës, me rastin e 21-vjetorit të masakrës në këtë burg, ka vizituar Halil Krasniqin, babanë e dy dëshmorëve të kombit, Mujë dhe Ali Krasniqi.
Gjatë kësaj vizite, Thaçi ka qenë i shoqëruar nga ish të burgosurit politikë dhe të mbijetuarit e masakrës së Dubravës, Nait Hasani, Bajrush Xhemajli, Bislim Zogaj dhe Sadik Zeqiri