Kreut të AKR’së Behgjet Pacollit i kanë dalë telashe sot pasi premtoi votën e AKR’së për Qeverinë Kurti gjatë fjalimit në Kuvend. Për këtë, ai ka marrë një sms nga Presidenti i Kosovës.
Mediat kanë “përgjuar” telefonin e Pacollit në Kuvend, më saktë kanë arritur të incizojnë një këmbim sms’sh të kreut të AKR’së me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Në tekst, Pacolli është arsytuar për votën e premtuar duke shkruar… “thika, e asnjëherë kur je ti në pyetje. Vota për ta është e paevitueshme exhe (edhe), pa votën time” ka shkruar Pacolli.
Kreu i AKR’së ka raporte të afërta me Presidentin Hashim Thaci duke qenë edhe pjesë e koalicioneve të përbashkëta qeveritare.
Telefoni i Pacollit kishte qenë edhe një herë në fokus të mediave pikërisht kur ai po zgjedhej President në një seancë plotë tensione në vitin 2010 e cila më vonë u shpallë antikushtetuese, aty.
Në atë kohë Pacolli kishte komunikuar me këshilltarin e tij Esad Puskar i cili për zgjedhjen së Pacollit po komunikonte me Ambasadorin Amerikan.