Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është duke e shqyrtuar mundësinë për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirues.
Burimet e IndeksOnline brenda presidencës kanë thënë se presidenti Thaçi ka shkuar në zyre dhe po e shqyrton mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Ndryshe dje Qeveria e Kosovës ka shpallur emergjencën e shëndetit publik. Deri tani në vend janë të konfirmuara 13 raste me koronavirus ndërsa po testohen edhe disa mostra të tjera të dyshuara