Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq tha se Serbia “duhet t’i japë disa përgjigje” për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.
Pasi e priti në Zagreb presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Milanoviq tha në një konferencë të përbashkët për media se në bazën e ushtrisë serbe ku u dëshmua se është stërvitur grupi terrorist duhet aprovim për t’u futur
“Për t’u futur aty brenda, duhet të kesh aprovimin e dikujt”, tha ai.
Milanoviq theksoi se “armët, trajnimet, xhirimet që kanë lënë, të gjitha këto gjëra kanë mbetur në dispozicion të Kosovës”.
Presidenti kroat tregoi se si Kroacia arriti të luftojë dhe të triumfojë ndaj Serbisë përgjatë historisë, “natyrisht me çmim shumë të madh”.
“Janë krijuar shumë vrasje, gjëra të ndryshme, komplote”, tha ai ndër tjerash, duke iu referuar Serbisë.
“Por tani nuk jemi në vitin 1014, jemi në vitin 2023”, tha ai.