Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ditën e nesërme do të vizitojë Kosovën, ku do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin dhe me kryeministrin, Albin Kurti.
Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Pahor do të vizitojë edhe kontingjentin e Ushtrisë Sllovene që vepron në operacionin e KFOR-it, kështu thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit të Sllovenisë.
“Qëllimi i takimeve dhe bisedimeve me përfaqësuesit më të lartë të Serbisë dhe Kosovës është shkëmbimi i vlerësimeve dhe qëndrimeve për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, situatën në Ballkanin Perëndimor, perspektivën evropiane të tij dhe përgatitjen e samitit të ardhshëm të Procesit Brdo-Brijuni”, thuhet në njoftim.
Takimi i Pahorit me Osmanin pritet të fillojë në ora 10:00, ndërsa me Kurtin në ora 11:20. Ai do të takohet me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari rreth orës 12:10.