Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka mbërritur për një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë.
Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga homologia e tij, Vjosa Osmani.
Pas pritjes me ceremoni shtetërore, Osmani dhe Radev do të mbajnë konferencë të përbashkët për media për të shpalosur detajet e takimit mes tyre.
E, në orën 12:00, Radev do të shkojë në ndërtesën e Qeverisë, ku do të takohet me kryeministrin, Albin Kurti.