Ka ndërruar jetë, Skënder Racaj nga fshati Jellovc i Klinës.
Vdekja e tij, ka prekur jo vetëm familjarët, por dhe miqtë e bashkëpunëtorët e tij.
Shkrimtari dhe publicist, Brend Buzhala, përmes një postimi të gjatë në rrjetin social FB, ka shkruar kontributin e Racit që ka dhënë në fusha të ndryshme, ndërsa ka çmuar lartë krijimtarinë e tij.
Ky është postimi i plotë i Buzhalës:
Prend BUZHALA:
HOMAZH PËR SKËNDER RRACAJN
Njerëzit e mirë të Kosovës e më gjerë, sot morën lajmin e trishë vdes Skënder Rracaj (1952-2023).
Është njeriu i qetë, dashamirës, vëlla e mik me secilin, klinasit e më gjerë, e mbajnë në mend për veprimtaritë e shumta kulturore, letrare dhe të lëvizjeve nacionale, duke kryer punë me vlerë, pa zhurmë, po me urti e këmbëngulje. Është njeriu që e ka dasbtë me shpirt Klinën dhe një jetë e shkriu për të mirën e saj. Ishte njeri i vlerave, i karakterizuar me fisnikërinë e bujarinë e tij proverbiale shqiptare.
1. PAK BIOGRAFI
Skënder Rracaj u lind më 1953 në Jelloc të Klinës. Filloren e kreu në Jashanicë, gjimnazin në Klinë. Kreu SHLP (gjuhë e letërsi shqipe), kurse Fakultetin filologjik (gjuhë e letërsi shqipe) e studioi në Shkup. Shkruan dhe boton që nga bankat e shkollës së mesme. Shkruan poezi, proza të shkurta, kritika letrare, publicistikë dhe leksikone letrare, të cilat i botoi në shtypin e kohës.
Punoi zyrtar për informim në KK të Klinës. Punoi në Ministrinë e Shërbimeve Publike.
(Kujtesë: së bashku që nga bankat e gjimnazit, kemi vrapuar pandalshëm pas librit, leximit dhe shkrimit, kemi themeluar, përgagitur e shtypur revista në kohë të rënda…)
Para disa muajsh, kur ishte i shtrirë në spital, iu botua romani “Dëshiroja të ulërija në heshtje” kurse në përgatitje kishte edhe vëllime të tjera me vlerësime, studime, trajtesa dhe kritika letrare.
2. NJË PROFIL NË JETËN KULTURORE E NË LËVIZJET NACIONALE
Me Skënderin punuam shumë, natë e ditë, gjatë viteve ’90, në të gjitha formimet nacionale të kohës, qofshin ato politike, kulturore e sidomos letrare e intelektuale.
Porse Skënderi ishte pjesëmarrës dhe i kyçur në lëvizjet ilegale të kohës që në vitet ’70 e ’80. Në ato vite, më kujtohet, pasi qesh liruar nga burgu, me dy miq takiohesha shpesh dhe publikisht, herë në zyrën e Gjon Gjergjajt (i gjeneratës sonë dhe krijues letrar) e herë në atë të Skënderit. Aty siguronim edhe revistat ilegale… deri te vitet ’90, kur ato zyra ishin shndërruar edhe në punkte të formimit të lëvizjeve politike, intelektuale e kulturore të kohës në komunën e Klinës. Edhe aso kohe nuk kishin të ndalur manifestimet kulturore, letrare, botuese e promovuese. Në to, së bashku me Skënderin, lexonim recensionet e kumtesat tona. Janë të panumërta ato, sa bëjnë disa vëllime… Për fat, jo pak prej tyre janë botuar në shtypin e kohës… Me Skënderin e me miq tjerë krijues, më 1990 formuam Forumin e Intelektualëve Shqiptarë “Luigj Gurakuqi” të Klinës, më 1993 Klubin e Shkrimtarëve “Vorea Ujko”… ishin Gjoni, Skëdneri, Mikel Gojani e Jetish Kadishani, (krijues letrarë) që kishin vënë lidhjet me Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës, që në fillimvitin 1990, e ku i dërgonin fletëregjistrimet e qytetarëve të Klinës në asociacionet politike të kohës (siç ishte LDK).
Duke qenë pjesë e një historie më të gjatë të rezistencës kulturore, arsimore, nacionale e atdhetare në këto anë, ai u inkuadrua edhe në lëvizjet kundër sulmit ndaj emrit të Guraskuqit, Dhe pikërisht, për ta çuar më tutje këtë zë qëndrese, rezistencë, Forumi mori këtë emër, me moton e vargjeve:
Veç nji qëllim i nalt t’ban me durue,
E zemren ta forcon.
Ndër kundërshtime s’vyen kurrë me u ligshtue.
Mjer’ ai që nuk qindron!
Në ato vite Forumi nxirrte revistën e vet “Tribuna”. Në numrin e saj të parë janar 1992), shënuam:
“Me dëshirën e mirë që të dëgjohet fjala e veprimi konkret edhe i intelektualëve të kësaj ane, me bindjen e dëshirën fisnike që të jetojmë bashkë me dhembjet e ngjarjet tragjike, me situatat krenare, edhe ne, më 24 nëntor 1990, në Bokshiq të Klinës, në një mot me shi, mbajtëm Kuvendin Themelues dhe formuam Forumin tonë. Sepse aty ku tubohen e organizohen intelektualët, aty vijnë njerëzit me pikëpamje të formuara politike, shkencore e kulturore, me ndërgjegje të zgjuar kombëtare e njerëzore. Te intelektuali populli ynë ka dashur të shohë prijësin shpirtëror, ka dashur të shohë ndërgjegjen më të emancipuar të kohës; që nga Barleti e deri te Bogdani, që nga Veqilharxhi e deri te Naimi. Që nga firmat e ‘Abnaia’-s së Konicës e deri te plejada e kohës së Migjenit. Dhe: deri te Yjësia e Sotme e Intelektit Shqiptar.”
Kështu mendohej aso kohe dhe kështu edhe veprohej. Fillimisht, një iniciativë e tillë qe ndërmarrë që në mars 1990, aty në Klinë, ku vendtakim ishte një zyrë për të verbër e Gjon Gergjajt, ndërkaq, në Bokshiq, atë nëntor me shi të vitit 1990, qenë tubuar intelektualët nga anë të ndryshme të Klinës, të cilët vunë firmat e veta (54 sish në mesin e shumë të tjerëve. U zgjodh një kryesi prej 11 vetash: Pal Canaj, Skënder Rracaj, Gani Bajraktari, Sanije Kukaj, Kolë Berisha, Dodë Daka, Ibish Rraci, Seniha Marku, Ukë Berisha, Ilaz Gashi, Prend Buzhala (kryetar).
etj.
Që në fillim Forumi jo vetëm që i mbante takimet e veta të rregullta, por shfaqi reagimet me anë kumtesash për ngjarjet e kohës (i hartonim kryesisht me Pal Canajn e Skënder Rracajn).
3. THEMELUES E BOTUES REVISTASH NË KOHË TË RËNDA E KOHË PAQEJE
Të papërshkrueshme janë çastet, kur me materialet në gji, të revistës “Tribuna” të Forumit të Intelektualëve Shqiptarë “Luigj Gurakuqi” të Klinës, më 1992 e 1993, në rrethana të rënda okupimi; shkonim fshehurazi rrugëve tërthore, për ta shtypur në Prishtinë. E, në cilën shtypshkronjë? Në atë të Hajdar Fejzullahut (tash Lena Graphic), diku në Bregun e Diellit në Prishtinë, në një shtëpi pa dritare, por shtypçshkronja ishte e vendosur në bodrum, me derë hekuri, të cilës ende nuk i kishte rënë në gjurmë milicia kriminale serbiane. Shtypej aty, dhe po ashtu, me shumë sakrifica, e bartnim deri në Prishtinë, me ndihmën e jo pak miqve. Po me aq mundime arrinim ta shpërndanim tek qytetarët, intelektualët e tek të rinjtë. Po me aq mundime e siguronim tekstet dhe i redaktonim në shtëpinë e tij në Klinë.
Veprimtarinë publicistike, e vazhduam së bashku edhe pas luftës, kur themeluam revistën “Lyra” të Festivalit Folklorik “I këndojm ë lirisë.” Pas luftës, mund ta them lirisht: ishte mbase i vemti në Kosovë që botonte një buletin informativ të përditshëm me titullin “InfoKlina” (nga viti 1999 e deri diku kah viti 2005). Janë me qindra numra të këtij buletini informativ, me të cilat shërbehej ekipi i gazetarëve korrespondentë të Klinës. Atë ai e përgatiste vetë, me përkushtim, me përkushtim edhe e shumëzonte, edhe e shpërndante.
4. SHTËPIA E BIBLIOTEKA PREJ 15 MIJË LIBRASH E SKËNDERIT- E PARA ZHGËPJ QË U DOGJ NË QYTETIN E KLINËS
Po e veçoj edhe një veprimtari e pasion të rrallë e të pakundshoq të Skënder Rracajt: me atë të pasionit për librin e me librin, për bibliotekën e me bibliotekën. Nuk besoj që ka librari apo bibliotekë që nuk e njihte Skënderin, prej viteve ’70 e deri në këto ditë! Në Prishtinë, në Klinë, në Pejë, e në Shkup e gjetiu! Prej vitit 1968, me mijëra herë, së bashku i kemi vizituar libraritë e Kosovës, e ku asnjëherë nuk ka munguar dëshira për ta blerë një libër të mirë.
Librofil i skajshëm, fanatik, para luftës ai kishte arritur ta bënte një bibliotekë personale me mbi 15 mijë ekzemplarë. Me komplete revistash si “Jeta e re”, “Përparimi, “Fala, “Bota e re” a “Zëri”, me komplete gazetash nëpër dekada e vite, si “Rilibndja” e “Flaka e vëllazërimit” dhe, së bashku me të, i blinim edhe shumë revista e gazeta në gjuhët kroate a serbe të para luftës.
Dhe ç’ndodhi me atë bibliotekë?
Ishte data 31 maj 1998.
Klina qe përfshirë nga krismat e armëve çlirimtare. Në zonat jugperëndimore të Klinës, nisi lufta (u dogjën e u boshatisën fshatra si Grabanica, Dollova,Bokshiqi, Këpuzi, Çupeva… Ranë dëshmorë luftëtarët e parë të asaj ane, u vranë civilët e paarmatosur… U përbirova nga zonat e Ujëmirit në ato rajone, prej nga nuk kishte asnjë lajm as në TV Shqiptar, as në mediet tjera a agjenci lajmesh, se ç’po ndodhte e kjo më rëndonte tej mase…
Asnjë lajm!
Mora përsipër rrezikun…
Depërtova deri në ato zona, mblodha mbi 60 informacione (nga KMLDNJ, Ramadan Krasniqi – luftëtar i UÇK e nga Gani Morina, nga QIK i LDK Hamit Krasniqi, ku bëja pjesë edhe vetë, edhe si gazetar i “Rilindjes”, nga banorë, nga luftëtarë, nga populli) dhe nga Skënder Rracaj. Skënderi ishte zhvendosur me banesë e me bibliotekën e tij te një shtëpi mbi stacionin e trenit.
Nga telefoni i Skënderit e nga ai i Hamit Krasniqit (i vrarë në luftë), i përcolla për Prishtinë .
Por forcat policore qenë vënë në lëvizje (sigurisht, përmes hafijeve, kishin përcjellë secilin hap timin) dhe më zunë në një lokal, ishin diku nja shtatë ose tetë milicë, të armatosur me automatikë, të veshur me pancirë e me helmeta, bomba, bajoneta… ). Më arrestuan dhe më mbajtën prej orëve të mëngjesit e deri në mbrëmje nën torturat më çnjerëzore… Përdorën deri edhe hunj, thika e shufra hekuri (me alivanosje, përgjakje e përdorim thike mbi trup e lëkurë, që nuk mund të rrëfehen). Nga kryeradektori Avni Spahiu kisha një librezë gazetarie të një asociacioni ndërkombëtar të gazetarisë nga Brukseli. Klina atë ditë nuk merrte frymë, telefonat nuk bënin punë… Por dikur në orët e mbrëmjes, milicia serbe nis të shfaq shqetësim: thotë njëri ndër ta se e ka marrë vesh Prishtina dhe Brukseli! Se u kishin arritur reagimet e para. Vjen një urdhër serbisht: “Lirojeni. Të mos na cofë këtu! Jepjani një plumb mbasi të largohet pak dhe le të cofë jashtë!”.
Forcat serbe ia dogjën Skënderit banesën dhe bibliotekën e pasur me afro 15 mijë libra, ndër më të pasurat në Kosovë! Vetë me familje kishte arritur t’u ikte për pak këtyre bandave të armatosura pushtuese). Ishte shtëpia e aprë që po digjej në Klinë, po atë ditë të arrestimit tim!
5.
DHE NË FUND, VJEN ROMANI
Skënder Rracaj, sado që ka botuar shumë recensione, studime e kritika letrare në mediat e shtypura të kohës, ka ngurruar gjithnjë të botojë libra. Ai leximin e kishte kult. Në dorëshkrim i kam shumë punime të tij që bëjnë disa vëllime. Kësaj radhe, mora përsipër ta dërgoja në shtyp romanin e tij, të shkruar që para dy dekadash, me titullin “Dëshiroja të ulërija në vetmi”.
Eseist e njohës i mirë e ndër të rrallët i teorisë së artit, estetikës dhe poetikës, ai e shfaq, më në fund, këtë prirje edhe te proza e tij.
Letërsia jo rrallëherë perceptohej si dhimbje e shpirtit, si dhembje e brendshme. Madje, të moçmit e antikës thoshin se letërsinë e ka lindur vuajtja. Mu si te muzika, kur e dëgjon e të pushton me cilësinë e të bukurës, mallëngjimit, elegjisë, këndimit prej baladash; po kështu edhe te ky roman i Skënder Rracajt lexuesi e ndien bukurinë e rrëfimit, që të pushton me forcën e një narracioni të mirëfilltë për fatin e prekshëm të një femre shqiptare. Ajo, e arrestuar, e përndjekur dhe e përcjellë me seanca policore nën pushtimin sllav; e ikur në Zvicër, në azil, tashmë përfundon në një klinikë psikiatrike e që iu nënshtrohet seancave të një karakteri tjetër, shërues, aq të ndërliqshëm, të vështirë, aq të prekshëm: Nëse rrugët e çlirimit fizik nën pushtim kërkojnë sakrifica, qëndresë dhe vetëflijime, këto të çlirimit të brendshëm, çlirimit shpirtëror, prej telasheve jetësore, ankthit, frikës, depresionit, dëshpërimit, janë edhe më të rënda. Nëse dhembjet e plagëve fizike nën torturat armike shërohen një ditë e plagët harrohen, këto të tjerat nuk mënjanohen për një kohë tejet të gjatë, plagë gjithnjë e pranishme, që e përcjell si hije protagonisten e veprës. Janë jehona dhimbjesh në kohë e nëpër kohë, e që grumbullohen e stivohen, aq sa ia zënë frymëmarrjen, gjithnjë në pritje të një çasti çlirues, për ta sulmuar atë hije plage të shpirtit, për ta ripërtërirë qenien e saj. Për të qëndruar mbi dështimet jetësore (nuk ka fatin të ketë fëmijë), për të triumfuar mbi ankthet e dëshpërimet e jetës. Nuk është e habitshme, prandaj, përse në seancat psikiatrike nën kujdesin e mjekut psikoterapeutik zviceran, ajo sjell asociacione për seancat e dhimbjes e të vetëflijimit për Kosovën. Madje, ajo nuk i shqitet përmendjes së emrit Kosovë, mu në piskun më të madh të vuajtjes: dhimbja e brendshme është identifikim me dhimbjen e gjatë nacionale. Nga faqja në faqe habitshëm lexojmë një rrëfim urtak, një gërmim dostojevskian e frojdian në brendinë e njeriut, lexojmë një cilësi të rrallë të narracionit të tillë, me lakminë e një qartësie sublime, narracion e strukturim teksti sa kafkian për frikën e përndjekjen fantazmagorike, aq sa edhe një thurje moderne të nivele tekstuale: me dialogë replikash gërmuese, filozofike, shpesh me qëmtime zhdrivillimesh narrative për vetëvrasjen, përshpirtërinë, lashtësinë tonë, identitetin, religjionet, universalitetin etj. etj.
Rrëfimi i afrohet mitit, mu si qenia njerëzore që ka nevojë për besim, me matricën e tyre kulturore. Do të thotë: ndërdija sociale e individit, e nxjerr në dritë arketipin e moçëm për identitet personal dhe kolektiv.
Në këtë këndvështrim, Skënder Rracaj tregohet maestro i vërtetë, depërtues. Duke qenë njohës i mirë i literaturës botërore, lexues pasionant i fushave të ndryshme të dijeve psiko-filozofike e socio-pedaogjike, estetike e peotike, ai arrin ta përshkruajë me përpikëri jo vetëm botën e brendshme të personazheve, por t’i karakterizojë e tipizojë ata aq natyrshëm e bindshëm; të përshkruajë, të saktësojë e të sjellë detaje të papërzgjedhura të përshkrimit të ambienteve të klinikave, të seancave e të përvojave të dhimbjes. Pranë personazhes kryesore, Zojnës R., qëndron mjeku psikoterapeutist Dr. Daiss; si dy botë që përplasen dramatikisht që e zhdrivillojnë dhe e përplotësojnë njëra tjetrën. Përplotësohen me personazhe paralelë, me fate të ngjashme tragjike, si Ana Maria (nga Brazili), me dramën e saj tragjike, apo Zonja Ester, Zonja Rebeka dhe sidomos rrëfimi mjaft domethënës e çlirues i një gruaje të shëruar që vjen kah fundi romanit. Vijnë figura mjekesh femra, që po ashtu i japin tonin polifonik dialogues e narrativ këtij romani.
Është gjë e mirë që, pas aq vuajtjesh, femrat e tilla i rikthehen jetës. Ky rikthim bëhet e zhvillohet shkallë-shkallë, kurse rrëfimi për ecurinë e tillë të ngjarjeve, vjen i mirëfilltë, i bindshëm, pa ekzibicione tekstuale. Në ka shtresime të tilla tekstuale, atëherë ato janë dialogët e brendshëm, që e zbërthejnë dramën e botës shpirtërore të personazheve, si dhe dialogët e drejtpërdrejtë të kryepersonazheve, si botë antitetike karakteresh, fenomenesh e shtjellimesh.
Pa hamendje, mund të them që ky roman është ndër më të mirët që botohen kohëve të fundit.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!
Ngushëllime familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur!
Klinë, 11 janar 2023
Prend BUZHALA:
HOMAZH PËR SKËNDER RRACAJN
Njerëzit e mirë të Kosovës e më gjerë, sot morën lajmin e trishë vdes Skënder Rracaj (1952-2023).
Është njeriu i qetë, dashamirës, vëlla e mik me secilin, klinasit e më gjerë, e mbajnë në mend për veprimtaritë e shumta kulturore, letrare dhe të lëvizjeve nacionale, duke kryer punë me vlerë, pa zhurmë, po me urti e këmbëngulje. Është njeriu që e ka dasbtë me shpirt Klinën dhe një jetë e shkriu për të mirën e saj.