PREND BUZHALA: HAKI MORINA, PROFILET E SHKRIMIT DHE TË JETËS

Shkruar nga Prend Buzhala

===
Haki Morina është kandiduar për deputet nga mërgata, në kuadër të Listës së PDK. Pa marrë parasysh, se në cilën forcë politike gjendet, ai e ka ruajtur profilin e tij. Dhe e meriton të gjendet në karriget e Parlamentit.
Për Haki Morinën më ka ra të shkruaj SISTEMATIKISHT disa herë. Madje që më 1990 e gjatë atyre viteve, në shkrimet e mia të botuara në media, apo në manifestimet e akademitë ksuhtuar ngjarjeve të vitit 1981.
Në korrik 2015 Klubi i Shrkimtarëve “Vorea Ujko” i klinës, organizoi manifestimin NJË ORË NDËR VITE që iu kushtua Haki Morinës, ku pata kumtesën time. Dy shkrime të miat i kam të botuara për jetëbn e veprën e tij te librat e mi “NË AKTIN E LEXIMIT” vëllimi V, 2016, dhe “NË AKTIN E LEXIMIT”, vëllimi VI, 2017). As tash nuk kams e çka t’ju shtoj atyre shkrimeve, të shkrzuara jashtë prefrencave politike.
Këtu po e pezantoj shkrimin e dytë: (nga vëllimi VIi veprave të cituara)
HAKI MORINA,
PROFILET E SHKRIMIT DHE TË JETËS

Kësaj radhe, ja edhe një orë ndër vite a një orë jete, që ia kushtojmë Haki Morinës, veprimtar, ish i burgosur i ndërgjegjes, poet dhe publicist dhe, mbi të gjith, idealist. Por, që në fillim do ta shquajmë karakterizimin e figurës së tij si një luftëtar i sojit të rrallë të idealistëve të përkushtuar. Përfytyrimet tona tradicionale a folklorike, luftëtarin dhe idealistin e perceptojnë si njeri vetëm me armën në dorë. Ekzistojnë dhe njerëz të tipit të luftëtarit idealist, veprimtar a militant në kuptimin më të mirë të fjalës, të pajisur me intelekt dhe me forcën e pazakontë të gjykimit dhe arsyes, që përpiqen shumë dhe sakrifikojnë gjithçka nga vetja për një çështje të madhe, që janë të paepur e sypatrembur, në rrugën e vlerave njerëzore, kombëtare, demokratike, intelektuale a liridashëse, që kanë botë të pasur synimesh fisnike a qëllime të larta për të cilat angazhohen deri në vetëmohim. nuk është e habitshme që leksikonët e enciklopeditë botërore, idealistin e përkufizojnë si person i cili përkujdeset apo ndjek parimet e larta apo fisnike, qëllimet, objektivat etilla. , kurse sinonime të kësaj fjale, merren edhe fjalët: optimist, perfektionist, reformator, vizionaret. Është pak të themi si Hakiu është njeri i tillë. Sespe ai është edhe njeriu që mban qëndrimet e tij kritike ndaj zhvillimeve në secilën kohë. Dhe nl secilën kohë ai e kishte zërin e tij dhe përkushtimin e tij.

1.

Por idealistët luftëtarë e shembin edhe një përfytyrim tjetër tonin paragjykues, atë të njeriut të suksesshëm në karrierën politike të ulur në karriget e pushteteve që vijnë e shkojnë, apo të karrierës së njeriut të pasur që zhvat privilegje, përfitime a të mira të tjera me mënyra të pandershme a me grabitje. Jo. Këtë rrugë përkushtimesh frymëzuese atdhetare, humaniste, idealiste e njerëzore, ai e kishte nisur që. Ndërkaq, qendra e të tëra lëvizjeve në këtë rajon dhe më gjerë, gjartë viteve 80 e më vonë, ka qenë Kijeva e sotme, më saktësisht, shkolla e mesme “Luigj Gurakuqi” e Kijevës, si paralele e ndarë e shkollës së mesme të Klinës. Klinës. Mjafton të përmendet fakti se janë 38 emra dëshmorësh të UÇK-së, që kanë qenë nxënës të kësaj shkolle. Nga kjo shkollë dolën figura atdhetare e personalitete të tjera që u dalluan më vonë.
Nuk ishte e rastit, kur në verën e vitit 1998, vetë Holburk, nga kreu u SHBA-ve, thoshte se Kijeva ishte vendi më i rrezikshëm në Evropë. Por kështu e tillë Kijeva ishte edhe më 1981! Sepse këtu, ishte paralajmëruar një rrugë e gjatë dhe e mundimshme për lirinë e Kosovës. Në mars-prillin 1981, kur regjimi jugosllav menduan se e shuan lëvizjen e demonstratave e të protestave studentore e shqiptare, më 20 maj 1981 u dëshmua diçka tjetër pikërisht në Kijevë; ishin javë të tëra që u deshën për t’u përgatitur ato demonstrata. Dhe barrën kryesore e morën vetë nxënësit, ani se aty nuk mungonte as angazhimi i mësimdhënësve. Fatkeqësisht, ishin politikani shqiptar, polici shqiptar, gjyqtari shqiptar dhe prokurori shqiptar që e zbatonin politikën e Serbisë kundër kërkesës për Kosovën Republikë. Demonstrimi zgjati për dy orë të tjera, ndër të cilat brohoriteshin parullat Kosova republikë, Nuk jemi jugosllavë, jemi shqiptarë, Trepça punon Beogradi ndërton, Kush nuk bashkohet, është tradhtar etj. Menjëherë filluan edhe arrestimet e para: u arrestua profesori Azem Syla dhe nxënësit Haki Morina (organizatori kryesor i demonstratës), Servete Krasniqi (motër e Xhevë Krasniqit – Lladrovcit), Sabrije Krasniqi, Nurie Foniqi, Tafil Morina dhe Hajdar Morina. Ishin rreth 60 nxënës të tjerë që morën masa dënimi për largim nga shkolla, si dhe dënime të tjera, marrje në pyetje në polici, arrestime etj. apo me mohimin e të drejtës për të mos u shkolluar më. Edhe gjatë ditëve në vazhdim, ka pasur gjithnjë protesta e grumbullime protestuesve kundër burgosjeve e përjashtimeve nga shkolla. Protestonin së bashku edhe nxënës e prindër.
Kurse përndjekjet e burgosjet e Hakiut, për një dekadë të tërë, nuk pushuan. I burgosur disa herë me vite të tëra, më 1984 dënohet me 7 vjet burg politik bashkë me 6 të akuzuar të tjerë. Tashmë ishte nisur një rruge të mundimshme, duke i përjetuar golgotat e kazamateve serbojugosllave, kjo rrugë e luftëtarit idealist, nuk do të reshtë asnjëherë. “Atdheu ishte në nisje, në ide”, thotë në një varg Hakiu. Dhe që i ri, pra, ai i takonte plejadës së të burgosurve të ndërgjegjes, që kulmonte me kërkesën dhe bërjen e Kosovës Republikë. Dhe, prej atyre momenteve, ky brez të rinjsh ia mësyu ta kryente një universitet tjetër, atë të jetës përplot sakrifica për liri. Kurse stacione të jetës sëtyre do të bëhen burgjet, Kosova dhe Shqipëria, Zvicra dhe shtetet tjera europerëndimore, si dhe trojet tjera etnike.

2.

Prandaj, kur t’i lexojmë të pesë librat e Haki Morinës, katër përmbledhje poetike dhe një vëllim publicistik, duke pasur parasysh që ai, që i ri, ka qenë vazhdimisht aktiv në lëvizjet kombëtare e politike; atëherë vetvetiu shtrohet pyetja: a e ka përgatitur jeta dhe veprimtaria e tij shkrimin e librave apo jeta e tij është vetvetiu lënda e këltyre vëllimeve?
Dhe, pse të mos e themi, që në fillim, se është jeta ajo që i ka përgatitur shkrimin e tyre, krijimin e librave. Librat erdhën në moshën e një gjysmë shekulli jetë. E pra, akumulimin e e kësaj lënde jetësore, vetëm njeriu i letrave, a njeriu që merret me krijimatri e me zejen e shkrimit, mund ta çlirojë nga gjedha e shkapërderdhur për t’i dhënë trajtë, kësaj radhe, në vëllimet poetike “Bashkë me jetën” (2012), “Për ta që vijnë” (2013), “Për dëshmorët dhe për dashurinë” (2014) dhe “Pak Shqipëri dhe pak dashuri” (2015), si dhe në vëllimin publicistik “Mendime politike”, për t’ia dhënë, së pari, fytyrën atdhetare e mandej edhe për t’i dhënë trajtën adekuate të shkrimit. Asnjërin libër, përgjithësisht, dhe pothuajse shumicën e poezive për dëshmorët, në veçanti, autori nuk mund t’i paramendojë pa fjalët Shqipëri, Kosovë dhe liri.
E themi që jeta ka rolin e saj të dyfishtë në këto shkrime, pikërisht për faktin se Haki Morina vjen te lexuesi shqiptar, me një përvojë të pasur e dramatike jetësore, jetë vullkanike, mu ashtu si thoshin francezët e urtë të shk XIX: “Jeta shkruan romane”. Këtë jetëshkrim ai parapëlqeu ta derdhë nëpërmes vargjesh dhe mendimit politik. Do të thotë se vullkanet e tilla jetësore e kanë protagonistin e tyre, që ka rendur nëpër dekada, që nga mosha 17-vjeçare. Duke hequr vallen e jetës nëpër këto shpërthimeve vlime të pandërprera kohësh vullkanike atdhetare, jetësore, shoqërore e historike, që marrin udhë, duke u përfshirë në valët e mëdha të ngjarjeve, duke qëndruar shpesh në krye të këtyre valëve, duke u derdhur shumë mund personal, nëpër shumë delta jetësore; Haki Morina vjen në mesin tonë pa pompën e propagandës letrare, mediatike a publicistike, ashtu, në heshtjen e vetmisë krijuese e shkrimore, me të pesë librat e tij; duke dalë para lexuesit me individualitetin e tij të formuar krijues.
Haki Morina i takon tipit të krijuesve senex, sikundër do t’i përkufizonte krijuesit Carl Gustav Jung në teorinë e tij të arketipave psikologjikë e të arketipit të senex në literaturë (për tipat e krijuesve në moshë të re e në moshë të pekur… Dijetarët e leximit psikanaltik të letërsisë tipin puer të Krijuesit të Ri do ta identifikojnë me Imagjinatën, kurse me Kujtesën tipin senex Krijuesin e Pjekur, të Moshuar. “Jashtë nesh, në fushën e historisë, zhvillohet pandërprerje procesi i polarizimit në senex dhe puer”, thotë James Hillman. Prandaj e themi që kjo krijimtari tashmë e pasur e Hakiut, përbën krijime të masës së jetës së vetë autorit, të pjekurisë së përvojës së tij jetësore-krijuese. Në fondin e kësaj Kujtese autori e fton vazhdimisht muzën e vet, Klio-n, pajtore të historisë e të Kujtesës, që rri gjithnjë me lapsin në dorë. “Shpirti nuk është as i ri as i vjetër, apo qenka njëkohësisht edhe i ri, edhe i vjetër” (Hillman). Madje, vetë autori, te një poezi e tij thotë:

Kam lindur në shekullin e paardhur,
tek ju po vij,
për t’u marrë me ardhmëri.

Ëndrra mbetet e bukur,
për ata që jetën ia kushtuan,
ejani në rini.
(poezia PO VIJ E LIBRIT “Bashkë me jetën”).

Në të katër veprat poetike, e gjithë gama e gjerë e frymëzimeve e trajtimeve lirike, sintetizohet te tri tema të mëdha: atdheu, jeta dhe dashuria. Mirëpo, kryetemë e madhe atdhetare, dhe ku vijnë dhjetëra e dhjetëra poezi, nga libri në libër, janë ato kushtuar dëshmorët. Ata i zënë radhët e para jo vetëm të kujtesës, por të nderimit të thellë:

Ata që lanë vepra
Në këngët e pakënduara i takoj
Tek istikami i të pamundurës
Në poezinë që më frymëzoi

Te secili luftëtar a personalitet historik, ai jep një karakterizim poetik jetësor, duke spikatur përkushtimet vetëflijuese, lartësitë ndërgjegjes dhe historinë e shkruar me gjak, me aktin sublim të rënies. Te poezitë e tij mbi jetën, sidomos te libri i parë, që duket mjaft i realizuar poetikisht, takojmë biolirikën e tij:

Në shkallët e përdredhura
Pa dritare
Ngjitesha i lidhur
Me zinxhirë,
Në shkollën e kalitjes
Në vetmi,
Në ato pranga zgjodha jetën
I lirë,
Rrugën e historisë sime
me rininë,
kënaqësinë ua dhashë fjalëve
në ideal.
Të gjitha dhimbjet me vete i mora
Në mision,
Veç idenë e të poshtëruarit pastrova
Me luftë,
Ishqiptova së bashku me shokët fjalët
Për bashkim,
Me ecjet që më ngjanin
Në betim.
(poezia LIRIA ËSHTË BETIM)

Vijnë mandej poezitë e dashurisë, për të cilat thur vargje pambarim.

Mos e mbyll zemrën
Mbyll vetëm qepallat
Të bukura si hesthaj jote
Unë po vij

Dhe ku nga libri në libër emocioni i bukur i dashurisë, këndohet si univers njerëzor që i jep kuptim jetës, që e përtërin.
Situatat lirike të kësaj poezie janë të llojllojshme, të pasura; na shqiptohen situata të vetmisë kundruall atyre të takimeve; situata të mallit kundruall atyre të emocionit dashuror si burim i pashterur përjetimesh; shpalosje e ndjesive të dy protagonistëve ndaj njëri-tjetrit; thurje ambientesh, ngjarjesh e situatash, ku ndërhyjnë edhe subjekte e personazhe apo edhe personazhe që thurin intrigën e dashurisë. Vijnë male, fusha, shtëpi, burime, kopshte, lisa, livadhe, zogj, hënë, qiell, diell, vijnë shpresa, mall, pritje, etj etju, me një fjalë, hapësira kozmike e natyra, marrin pjesë në këtë “lojë dashurie”, kurse idealet e tyre shkojnë edhe përtej një shpalosje e harxhimi, kurrë të shteruar, të mallit dhe emocionit.
Do theksuar se përgjithësisht lirika e Haki Morinës nuk vuan nga fjalët e mëdha. Ai e ruan me fanatizëm frymën e lirizmit burimor, e cila përbën dhe esencën e amshueshme të këndimit lirik dhe ku nuk vuan nga prirja për të futur filozofoma, a për ta shndërruar poezinë në traktat politik apo sociologjik. Jo përbën dhe vlerën themelore të kësaj poezie.

3.

Së fundmi, pak fjalë dhe për vëllimin publicistik “Mendime politike”. Atë që nuk arrin ta thotë nëpërmes Fjalës Poetike, ai arrin ta shqiptojë nëpërmes Fjalës Diskursive, Fjalës Publicistike.
Mendimi publicistik, politik dhe analitik i Haki Morinës, i shpërfaqur në këtë vëllim shkrimesh, na dëshmon rëndësinë e domosdoshmërinë e trajtimeve të tilla, në kapërcyellin e dhembshëm të tranzicionit shqiptar. Optika e këndvështrimeve tematike e këtij autori, është e shumëfishtë, që mund të lexohet si një kronikë e gjallë analitike e dekadës së fundit. Duke spikatur temat për spektrin tonë poltik, autori thekson me të drejtë se mosprofilizimi në të majtën e në të djathën e Kosovës, nuke tejakoj stadin primitiv të organizimit të shtetit demokratik, ende e pagatshme ta braktisë fizionominë poltike infantile. Te gama e gjerë e trajtimeve poltike, vijnë preokupimet për parullat premtuese dhe koalicionet, paradokset dhe etjet për pushtet, për mentalitetin poltik jokonstruktiv, për përqasjet e poltikës sonë mdaj veriut të Kosovës, për format e ekstremizmit politik, për gazetat politikën dhe kolltukun, për tipologjinë e klasës sonë poltike, për oportunitetin e poltikës sonë të jashtme, përpragmazitmin politik, ashtu sikundër e she me mjaft urtësi e konstruktivitet poltikën e faktorit të jashtëm në Kodovë, kundruall papjekurisë sonë e mosgjetueisë sonë për ta tzënë hapin e duhur e për ta bërëv eprimine duhur. Janë dhe një cikël temash të tjera, ku shfaqen opnione personale për ngjarjet e vitit 1981 në konteksitj e përtashëm kohor,, si dhe tewmat për tëa ardhmen dhe bashkimin kombëtar. Do tejshkuar se kudo nëppr këto shkrime, hasen prirjet për ta parë një fenomen, ngjarje a veprim politik në shumë dimensione, sipas natyrës së tyre të ndërliqshme, me sensin e masës, me frymën e objektivitetit trajtues dhe me forcën e argmentit. Kësisoj, te shkrimi “Atdheu dhe dashuria” ai afishon pikëpamjne e tij për ndryshimin e gjendjes së skllavërisë moderne ekonomike:
“Kjo dhe të tjera ‘merake’ folklorike për fatin tonë kombëtar e karajteritojnë kryeishst sot mendimin tonë të varfër nacional. Për shkak të mosnjohjes, e cila duhet të shndërrohet në njohje, duhet kuptuar se procesi i formimit të kombeve ka përfunduar dhe se mënyra e vetme për të shpëtuar është mënyra moderne ose mënyra evropiane e të menduarit, e cila nënkupton përparimin dhe zhvillimin tonë të përgjithshëm. Ky synim nuk arrihet me zhurmat për ’bashkim kombëtar’, për ‘kosovarizmin’ e ‘për Ahtisarin’, për ‘flamurin’ etj sespe marrja me të tilla parulla është humbje kohe,…”. E pra, edhe realiteti politik kërkon njohje dhe vprimin e mençur. Sigurisht që autori do ta ketë pasur parasysh atë thënien e njohur të Franklin D. Roosevelt-it: “”Demokracia nuk mund të ketë sukses, vetëm pse zgjedhësit shprehin zgjedhjen e tyre me mençuri. Mbrojtje e vërtetë e demokracisë, prandaj, është arsimi.”
Autori ka përgjegjësinë e etikës së shkrimit dhe të frymës së objektivitetit, në zbërthimin e çështjeve dhe problemeve. Prandaj gama e shqetësimeve intelektuale e autorit,është e gjerë, por edhe rrugëzjgidhjet janë të mundshme, përballë situatave zhgënjyese, në të cilat gjendet individi: a është e mundshme, përnjëmend që njeriu i sotëm të shpresojë e të veprojë në fushën e politikës? Fjala është, pra, për Njeriun në përgjithësi e për Njeriun Shqiptar në veçanti. Ani se Kosova u pavarësua, gjendja e shqiptarëve ende mbetet tragjike dhe e turbullt. Këtu na vijnë edhe reflektimet për situatën në të cilën gjendet njeriu ynë: në mes të kaluarës dhe të tashmes, në mes të vorbullave t ë konflikteve të brendshme e të jashtme dhe pasigurisë për të nesërmen. Porse autori asnjëherë nuk shkruan nën shenjën e pesimizmit, mbasi i jep rrugëzgjidhjet, duke e zbatuar metodën e vetëreflektimin analitik e teorik në fushat e politikës e të jetës shoqërore, për të mos mbetur prapa në kërkesat tona në hapësirë dhe kohë. Autori shpesh përdor sintagmat “mendim politik” apo dhe “realitet politik” etj. Shprehja “mendim politik” gjithsesi që zgjon asociacionin e rrënjëve të mendimit politik evaropian që nga shoqëria e hershme antike, që nga mendimtarët e kësaj shoqërie “Republika” e “Politika” e Platonit dhe Aristotelit e këndej. Thjesht, desha të theksoj, se një histori të mendimit politik e trashëgojmë edhe ne, që nga antika ilire, nëpërmes arbërorëve e deri te Epoka Moderne, kur etnia jonë quhet me emrin e ri SHQIPTAR. Pasojat historike i dimë. Edhe sot jetojmë në një realitet, të cilin mund ta quajmë SFIDË E LIRISË. Ashtu sikundër do të thoshte Tukididi i moçëm: “Sekreti i lumturisë qëndron tek liria. Sekreti i lirisë qëndron tek guximi.” E pra, IDEJA MË MADHËSHTORE që e karakterizon civilizimin evropian, është ajo e LIRISË. Nuk është e habitshme, prandaj, pse me IDENË e Lirisë, kanë mësyrë që të gjitha shoqëritë e moçme e të reja, ashtu sikundër me këtë ide qenë pajisur ilirët, arbërorët e shqiptarët, deri te ky realitet socio-politik i sotëm i Kosovës. Pra, ne qëndrojmë në vetë rrënjët e këtij identiteti.
Porse, përballë këtyre realiteteve, gjithsesi që mund të shtrohen shumë e shumë pyetje dhe dilema që e mundojnë etninë tonë sot të shtrirë gjithandej në shtet përreth, kombin shqiptar përgjithësisht, dhe sidomos Kosovën.
Ndryshe, edhe metoda e qëndrimit kritik është ajo që e avancon shkrimin e tij, dhe që e bën të pavarur nga paragjykimet politike, pa e fshehur asnjëherë këtë bindje. Duke shfaqur tablo të gjera të shkarjeve në interes personal, duke shfrytëzuar bazën artritike për realizim interesash personale, ku përsëriten fenomenet e së kaluarës, sikundër janë urrejtja ndaj tjetrit përse mendon ndryshe, dhe sidomos kudnrl atyre që angazhohem shpirtërisht e mendërisht për ndërtimin e shtetit, prandaj ai e përfundon veprën e tij me këto fjalë:
“Ruajtja e idealit të pastër njerëzor e politik, se për idealizëm fals kombëtar e kemi gojën plot, është detyrë e çdo patrioti, të vërtetë. Stigmatizimi apo demaskimi i veorimeve për faqe të zezë, që ndodhin sot gjithkund në Kosovë, është punë e vështirë por e domosdoshme për të mbijetuar dhe ruajtur dinjitetin tonë komëtar”.