Kreu i Partisë Euroatlantike Milaim Zeka ka njoftuar se sot i jepet lamtumira e fundit djalit të motrës së tij, Denis Gullbovcit, që dje ndërroi jetë pas luftës me një sëmundje të rëndë, raporton Gazeta Express.
Përmes një shkrimi në Facebook, Zeka ka shkruar se pas tre vite që 23-vjeçari po përballej me sëmundjen e rëndë të kancerit në tru, i njejti ka ndërruar jetë dje.
Lamtumira e fundit Gullbovcit i jepet sot në Korroticë të Epër te Kroni i Mbretit.
Zeka ka njoftuar dje se ka ndërruar jetë djali i motrës së tij duke thënë se e ka humbur njeriun më të dashur të jetës së tij.
“Lamtumire engjull. Pushoftë në paqe shpirti Yt. Shumë do na mungosh të gjithëve”, ka shkruar Zeka.
23-vjeçari që po studonte Artitekturën ishte goditur nga një sëmundje e rëndë në tru./