Faqen Merr Jep kosovarët nuk po e përdorin vetëm për blerjen e shitjen e produkteve.
Por kjo web-faq, në kohën e zgjedhjeve është duke u përdorur për shitjen votës, shkruan Gazeta inFokus.
Gjatë ditës së premte Gazeta inFokus raportoi se si vota është duke u kthyer në biznes për kosovarët.
Në bazë të raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ky person është arrestuar.
“Është arrestuar një i dyshuar, mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në një uebfaqe ka postuar shitjen e votës” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./Gazeta inFokus/