Mësimdhënësi nga komuna e Klinës, Sali Berisha ka bërë një postim shumë emocionues për shkollën ku ai mori mësimet e para, vend ku ai tani po përcjellë gjenerata të reja.
Ky është postimi i plotë i tij, derisa shprehet të jetë i lumtur me misionin e tij si arsimtar.
Ja çka shkruan ai:
Puna me ndjenja të përziera
Vendi që më ngjallë çdo emocion të shpirtit, vendi ku mësova shkronjat e para si nxënës dhe kalova pjesën më të bukur të jetës time (fëmijërinë) dhe vendi ku tash ushtrojë profesionin me plotë përgjegjësi dhe dashuri si mësimdhënës, kjo më ndez ndjenja të përziera për shkak se unë sa herë prezantojë në këtë shkollë si mësimdhënës shohë veten të ulur në bankat shkollore ku gjithmonë brenga ime më e madhe dhe pyetjet më të shpeshta që unë i’a bëja vetes ishin:
Se çfarë do të bëhem kur të rritem dhe
Çka ka përgatitur Zoti për mua?
Ky është vendi ku fjala e mësuesit ishte e shenjtë për mua, fjalë të cilat gjithmonë kishin mesazh këshillues dhe edukues dhe ata kan një vend të veçantë në zemrën time do të ju jem mirënjohës gjatë gjithë jetës sepse une jam produkt i tyre, tash edhe pse koleg nuk mund ti quaj ndryshe përveçse mësues, kjo shkollë më aktivizon vullentin maksimal për shkak të ndjenjave të përziera dhe privilegjit që unë të nxjerri gjithçka nga vetja ime në edukimin e plotë gjeneratave të cilët nesër mund të jenë koleg të mi dhe të meritoj titullin e shenjtë mësues sikur mësuesit e mi.
Faleminderit Zotit, familjes dhe mësuesve për punën dhe kontributin e tyre që shpeshherë po nënvlerësohet!