Posterë kundër Donika Gërvallës në Prishtinë: Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit

Lajme Kosovë Botë Sport Futboll Magazina Cult Ekonomi Femra Stili Shëndetësi Kuzhina Auto Teknologji Fun Telegrafi Jobs Arkiva Marketing

COVID-19 në Kosovë dhe botë

Më interesantet nga sporti

Për një shëndet më të mirë

Femra, stil dhe trende

Lajmet nga vendi dhe bota

Të fundit nga teknologjia

Më të lexuarat nga rubrika rozë

Për ju adhurues të veturave

LAJME / KOSOVËPosterë kundër Donika Gërvallës në Prishtinë: Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit

11 komente

  

 

16 min

Disa posterë me mbishkrimin “Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit!” janë vendosur kundër ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në rrugë të Prishtinës.

Këta posterë erdhën për deklaratat e mëhershme, kur Gërvalla pati thënë se disa nga ish-krerët e UÇK-së kanë bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë.

Ende nuk dihet se kush i ka vendosur këta posterë.

Ndërkaq, me sharje, fyerje e shtyrje mes deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit, ka kaluar seanca e së enjtes në Kuvendin e Kosovës.

Për rritjen e tensioneve, shërbeu një deklaratë e dhënë për media vite më parë nga tani ministrja e punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe ish-krerët e PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, të cilët i kishte cilësuar si njerëz të krimit.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në fjalën e tij në Kuvend, e quajti ministren Gërvalla “përfaqësuese të Serbisë në Kosovë”.

“Ti je përfaqësuese e Serbisë në Kosovë. Ti nuk më përfaqëson mua. Ti je turpi më i madh. Sot nëse do të kishim një kryeministër të përgjegjshëm, sot do të duhej të ju shkarkonte. As edhe një minutë t’i nuk mund të jesh ministre e punëve të jashtme”, i tha Tahri.

Por vet ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, akuzoi deputetët e PDK-së se janë fajtorët kryesorë që kanë ndihmuar në formimin e Dhomave të Specializuara.

“Ju pikërisht jeni përgjegjës që prijësit tuaj sot ndodhen në Hagë. Ju, duke mohuar të vërtetën nuk do ta zgjidhni këtë çështje. Bëhuni seriozë, bëhuni opozitë serioze dhe konfrontohuni me të vërtetën tuaj dhe mos mashtroni votuesit tuaj”, deklaroi ministrja Gërvalla.

Ky debat shkaktoi sharje dhe fyerje në mes të deputetëve të pushtetit dhe opozitës./