Sipas Raportit për Perspektivat e Popullsisë Botërore 2022 të publikuar nga Departamenti për Çështje Ekonomike dhe Sociale i Kombeve të Bashkuara, thuhet se popullsia e botës parashihet të arrijë në 8 miliardë njerëz deri më 15 nëntor 2022.
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë arritjen deri në 8 miliardë njerëz e quajti histori triumfi.
“Kjo është storje suksesi, jo skenar për fundin e botës. Në këtë botë, përkundër sfidave, gjithnjë e më shumë njerëz janë të arsimuar dhe jetojnë jetë më të shëndetshme se në çdo moment të mëparshëm të historisë së njerëzimit,” tha Drejtoresha Ekzekutive e UNFPA-sa, Dr. Natalia Kanem”.
“Nëse fokusohemi ekskluzivisht në totalin e popullsisë dhe shkallën e rritjes, nuk do kuptojmë plotësisht situatën, dhe kjo shpesh çon në masa shtrënguese dhe kundërproduktive, si dhe gërryerje të të drejtave të njeriut. Në fakt, njerëzit janë zgjidhja, jo problemi. Përvoja tregon se investimi te njerëzit, në të drejtat dhe zgjedhjet e tyre, është rruga drejt shoqërive paqësore, të begata dhe të qëndrueshme”, thuhet në komunikatën e tyre.