Politikania serbe: Bosnja mund ta ketë fatin e Ukrainës nëse zgjedhë të hyjë në NATO

Politikania serbe, përfaqësuese e Republika Srbska në dhomën e ulët të Parlamentit të Bosnje dhe Hecergovinës, ka komentuar hyrjen eventuale të këtij shteti në Aleancën Veriatlantike.

Dushanka Majkiq, ka komentuar hyrjen e mundshme të BiH në NATO në aspektin e qëndrimit të Rusisë ndaj kësaj çështje.

Ajo kujtoi se në mars 2021, Rusia theksoi se do të reagonte nëse BiH ndërmerrte hapa drejt anëtarësimit në NATO.

Mos thuani më vonë se nuk e keni ditur”, shkroi ajo në një koment në rrjetet sociale, të cilin mediat në Bosnje e komentuan si kërcënim të saj.

Dihet se Bosnja dhe Hecergovina po kalon në pikën më të nxehtë politike në vend që nga përfundimi i luftës atje, pas serbët e Republika Srbska, në krye me presidentin Milorad Dodik, po bëjnë veprime konkrete në drejtim të pavarësimit. Dodik është mik personal i presidentit rus Vladimir Putin, dhe i orientuar qartë krah Rusisë. Pikërisht, për këtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së fundi e kanë futur atë në listë të zezë, duke i vendosur sanksione.